Kuvendi zgjedh Arlinda Muqën anëtare joprokurore të Këshillit Prokurorial
Arlinda Muqa është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës anëtare joprukurore e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Në një votim të fshehtë në seancën e sotme, Muqa mori më së shumti vota karshi kandidatëve të tjera, duke u zgjedhur me 59 vota.
Dy kandidatët e tjerë, Novitet Nezaj mori 24 vota, ndërsa Artan Fejzullahu mori 3 vota.
Muqa ka qenë monitoruese e sistemit të drejtësisë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD)./Periskopi



