Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, Buta dorëzohet në polici, shoqërohet në emergjencë
Është dorëzuar reperi i njohur kosovar Buta, i cili dyshohej për përfshirje në një përleshje të shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:05, kemi pranuar informacion për lokacionin e të dyshuarit B.J., i cili ka njoftuar se do të dorëzohet. Menjëherë është angazhuar njësiti policor, i cili në rrugën ‘Halim Spahija’ në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin. Për shkak të lëndimeve në dorë dhe është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për tretman mjekësor”, ka thënë Veseli./Periskopi



