Netanyahu: Uraniumi në Iran do të hiqet me marrëveshje ose me forcë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fushata ushtarake kundër Iranit “nuk ka mbaruar ende”, ndërsa SHBA-të dhe Irani zhvillojnë negociata për armëpushim në Pakistan në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës.
“Fushata nuk ka mbaruar ende, por tashmë mund të thuhet qartë – kemi arritur rezultate historike”, tha Netanyahu në hebraisht në një deklaratë televizive të shtunën në mbrëmje, shkruan CNN.
Në një fjalim 13-minutësh që dukej se i drejtohej një audience vendase, Netanyahu renditi ato që ai i quajti arritjet kryesore të Izraelit gjatë luftës, duke përfshirë vrasjen e udhëheqjes së lartë të Iranit dhe shkatërrimin e aftësive të tij bërthamore dhe raketore.
Duke vënë në dukje rezervat e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit, Netanyahu tha se ato do të hiqen ose me anë të një marrëveshjeje ose “me mjete tjera”.
Netanyahu:
There is still enriched material in Iran, and as Trump said, it must be taken out; either it will come out by agreement, or it will come out in other ways. pic.twitter.com/dqJLevYiyI
— Clash Report (@clashreport) April 11, 2026
“Irani po lutet për një armëpushim”, pohoi Netanyahu.
“Regjimi i terrorit është dobësuar thellësisht. Ata po luftojnë për mbijetesën e tyre”, vazhdoi ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Netanyahu tha gjithashtu se kishte miratuar bisedime të drejtpërdrejta me Libanin, të cilat do të zhvillohen në Uashington javën e ardhshme.
Ai tha se çdo marrëveshje duhet të përfshijë çarmatimin e Hezbollahut dhe të jetë një marrëveshje e vërtetë paqeje “që do të zgjasë për breza”. /Periskopi



