“Po pyes qytetarët” – Kthimi në LDK apo parti e re? Fushata e hershme e Vjosa Osmanit nëpër komuna

“Po pyes qytetarët” –  Kthimi në LDK apo parti e re? Fushata e hershme e Vjosa Osmanit nëpër komuna

Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej se ka përfunduar mandatin e saj si presidente e vendit, ka ‘filluar fushatën zgjedhore’ duke vizituar e takuar qytetarë të shumtë në komunat e ndryshme të Kosovës, raporton Periskopi.

Aktualisht nuk ka asnjë lëvizje, nëse ajo mund të rikthehet aty ku u rrit politikisht, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, si bartesë e listës, apo Osmani së shpejti mund ta krijon një subjekt apo inicitativë qytetare, duke garuar kështu në zgjedhjet e ardhshme, në rast se subjektetm politike dështojnë të merren vesh për çëshjten e Presidentit.

Prej Lumir Abdixhikut e zyrtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i kanë hapur dyert për rikthimin e Vjosa Osmanit, por që deri në këto momente, nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim.

Gjithçka që dihet deri në këto momente, është se Vjosa Osmani ka nisur fushatën në komuna të ndryshme të Kosovës duke ‘anketuar’ qytetarët, nëse ata dëshirojnë që Vjosa Osmanin ta shohin në politikë, përmes një partie të re politike apo rikthimit të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në rrjetet sociale, ish presidentja e Kosovës, poston fotografi e video nga takimet ‘emocionale’ me qytetarë të Kosovës, e që bazuar në ato fotografi e video ‘shkrihen’ pas ish të pares së shtetit.

Vetë, Vjosa Osmani në paraqitjen e fundit në Pressing në T7, nuk ka mohuar e as pohuar se mund të krijojë një subjekt të ri politik apo edhe rikthimin potencial të saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kur është pyetur nga Leonard Kërquk  për vizatat e saj nëpër komunat e Kosovës, ka thënë se po merr opinionet ose mendimet e qytetarëve për ardhmen e saj politike.

“Unë nuk e di kur do të mbahen zgjedhjet, por vendimin tim jam duke e marrë bashkë me qytetarët. Pyetja ime kudo që shkoj për ta është, nëqoftëse kërkoni angazhimin tim në zgjedhjet e ardhshme apo jo, a e dëshironi Vjosa Osmanin të vazhdojë bashkë me ju në këtë rrugëtim apo jo. Ekziston një entuziazëm i jashtëzakonshëm, një vlerësim jashtëzakonisht pozitiv i punës së bërë, por megjithatë vendimin final do ta marr pas shumë e shumë diskutimeve me ta.Vendimi im do të jetë vendim i qyetetarëve të kësaj republike, këtë ua siguroj”, kishte thënë ajo ndër të tjera.

Osmani ka folur edhe për raportet dhe bashkëpunimin me liderin e LDK`së Lumir Abdixhiku.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me kryetarin e LDK, Lumir Abdixhiku për një kohë të gjatë sepse njihemi shumë gjatë dhe kemi bahskëudhëtuar kur kemi qenë në LDK, kur unë jam përjashtuar nga LDK, ai ka qenë ndër njerëzit e pakët që ka kundërshtuar publikisht vendimin e atëhershëm, kemi bahshkëpunuar shumë mirë në kohën kur jam zgjedh president, siç e dini e ka përkrahur nëpërmjet mundësimit të kourimit të partisë që ai në atë kohë e udhëhiqte. Përgjatë këtyre 5 viteve jo domosdoshmërisht gjithnjë jemi pajtuar, por kjo në asnjë moment nuk e ka çuar në drejtim të linçimit në raport me mua edhe kur ndoshta vendimet e njëri tjetrit nuk I kemi parë si të duhura dhe në të njëjtën kohë e kemi mbajtur një raport korrekt bashkëpunimi dhe natyrisht sa I përket vendimeve politike për të ardhmen unë e përmenda këtë vendim e marrë bashke më qytetarët e Kosovës”, kishte deklaruar ajo.

Por a mund të kthehet Vjosa Osmani në LDK? 

Në pyetjen direkt nga Leonard Kërquku se a është se nuk është e pamundur me pa rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Osmani ishte përgjigjur “Vullneti i qytetarëve do ta përcaktoj rrugën time”.

Ndërkohë kryetar i LDK`së Lumir Abdixhiku në Rubikon te Adriatik Kelmendi, ka thënë se Vjosa Osmani ka një vend të padiskutueshëm në LDK.

Abdixhiku theksoi se LDK i hap dyert, krahët, për të gjithë ata që besojnë dhe janë të ngopur me gjendjen aktuale, me problemet e vazhdueshme, me dramat e pandërprera, “për ata që janë institucionalistë e që kanë ide zhvillimore për vendin”.

“Kur them që na duhen institucionalistët, të djathtët, pro-perëndimorët, të diturit e të mençurit e këtij vendi, padyshim që Vjosa Osmani është pjesë thelbësore dhe shumë e rëndësishme e këtij projektimi dhe jo vetëm kemi nevojë për më tepër njerëz” kishte deklaruar ai.

Kanë mbetur vetëm edhe dy javë kur përfundon afati nëse Kosova do të ketë president të ri, si pasojë e një marrëveshje politike mes subjekteve apo vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Deri tani ka pasur vetëm një takim mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, por jo edhe të shefit të VV`së me kryetarin e PDK`së, Bedri Hamza. / Periskopi/

Shpërndaje në: