Krasniqi: Byroja për Konfiskim të Pasurisë, përndjekje politike dhe e kapjes së shtetit
Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas miratimit në Komision të Byrosë për Konfiskim të Pasurisë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo byro po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjes politike dhe kapjes së shtetit.
Postimi i saj i plotë:
Byroja për konfiskimin e pasurisë po shitet si “luftë kundër korrupsionit”, por në realitet po merr formë tjetër, atë të përndjekjes politike dhe kapjes së shtetit.
Kur krijohen institucione për t’i sistemuar militantët partiakë, nuk kemi reformë, por degradim të demokracisë.
Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet pa kompromis, por jo me standarde të dyfishta dhe jo sipas interesit të një partie dhe militantëve të saj. Drejtësia nuk mund të jetë vegël e pushtetit.
Pra, kjo nuk është reformë. Është rrezik për demokracinë dhe rehatim i militantëve partiak.



