Një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë
Fasada e një pallati është përfshirë nga flakët pasditen e së martës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën tek Farmacia 10, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Gazetarja Sara Demushi raportoi deri në këto momente ka ende prani të flakëve me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve për të vënë në kontroll zjarrin, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga zjarri apo shkaqet e rënies së zjarrit.
E gjithë zona është nën pushtetin e tymit pë shkak të zjarrit që ka përfshirë fasadën e pallatit në zonën e ‘5 Majit’./Periskopi
gjithë zona është nën pushtetin e tymit pë shkak të zjarrit që ka përfshirë fasadën e pallatit në zonën e ‘5 Majit’.



