Deputetja e PDK’së, Arbnora Salihu kërcënohet me jetë: S’do të më ndalin në detyrën time

Deputetja e PDK’së, Arbnora Salihu kërcënohet me jetë: S’do të më ndalin në detyrën time

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbnora Salihu, ka bërë të ditur se është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar rëndë përmes rrjetit social Facebook nga një qytetar.

Salihu përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se, përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.

“Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar. Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë.Përpjekjet e tilla për të më frikësuar, denigruar dhe poshtëruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk mund të më ndalin ta kryej me përgjegjësi punën time si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo.

Salihu ka shtuar se “Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur”. /Periskopi

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: