Aksioni gjigant kundër bixhozit në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës
Prokuroria Themelore e Mitrovicës është duke zhvilluar një aksion kundër bixhozit në disa qytete të Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj e Istog.
Aksioni po drejtohet nga prokurori i Prokurorisë së Mitrovicës, Muharrem Prekazi.
Prekazi tha për KALLXO.com se janë duke bastisur disa lokacione në disa qytete, kundër veprave penale “Organizimi i lojërave piramidale dhe bixhozit te kundërligjshëm”./Periskopi



