Shikojeni shpërthimin e Moratas pas zëvendësimit nga Zidane (Foto)
Alvaro Morata është lojtari tjetër i pakënaqur me tretmanin te Real Madrid.
Sulmuesit spanjoll nuk i ka pëlqyer aspak zëvendësimi i bërë nga trajneri Zinedine Zidane në fitoren 4:1 ndaj Sevillas.
Morata që ndeshjen ndaj Sevillas si rrallë më parë, e nisi nga minuta e parë, duke e lënë në bankinë Karim Benzeman.
Trajneri Zidane vendosi ta nxjerrë nga loja atë në minutën e 61-të, për t’ia lëshuar vendin Lucas Vasquez.
Ky zëvendësim nuk i ka pëlqyer Moratas, që ka refuzuar ta përshëndes Zidanen pas daljes nga fusha.




