Kafshoi Chiellinin, zbulohet shuma prej mijëra eurosh që u ndëshkua Suarez
Kanë kaluar rreth 3 vjet por ai kafshim i Suarez ndaj Chiellinit në ndeshjen Uruguaj-Itali për fazën e grupeve të Botërorit 2014 ka hyrë tashmë në histori.
Gazeta peruane “El Bocon” e analizon atë moment në një këndvështrim interesant; sa i kushtoi sulmuesit uruguajan gjesti aspak etik përtej asaj që të gjithë tashmë e dinë, 4 muajt e skualifikimit nga çdo aktivitet ndërkombëtar.
Suarez u gjobit me rreth 82 mijë Euro nga FIFA por dëmi ekonomik për të ishte disa herë më i madh. Kompania Adidas që ishte edhe sponsori personal e ndërpreu menjëherë kontratën që kishte me bomberin. Suarez u gjobit gjithashtu edhe nga Liverpooli, skuadra e tij në atë kohë pasi ende nuk kishte hedhur firmën për Barcelonën.
“The Reds” e gjobitën sulmuesin me rreth 92 mijë Euro. Në total, Suarez u detyrua të hiqte nga xhepat e tij rreth 250 mijë Euro dhe kjo vetëm për shkak të një momenti marrëzie.



