Fillon shkatërrimi i stadiumit anglez (Foto/Video)
Ka filluar shkatërrimi i stadiumit “White Hart Lane”. Skuadra e Tottenham Hotspur dje luajti ndeshjen e tyre të fundit në këtë stadium në fitoren kundër Manchester United.
Në fund të ndeshjes së djeshme të gjithë tifozët e “Spurs” u futen në fushë duke ia dhënë lamtumirën e fundit stadiumit i cili sot ka filluar të shkatërrohet, përcjell Indeksonline.

Tottenham afër stadiumit të vjetër është duke e rregulluar të riun i cili pritet të duket i mrekullueshëm. Deri sa ta rregulloj stadiumin, skuadra e cila “blindoj” pozitën e dytë në Premier Ligë, ndeshjet si vendas do t’i luaj në “Wembley”.




