Ozil ia plotëson ëndrrën 11 vjeçarit me kancer në tru (Foto/Video)
Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka pasur një natë shumë të mirë në fitoren prej 2-0 ndaj Sunderlandit për shkak të impaktit që ai pati në fushë.
Mesfushori takoi Charlien, një tifoz të madh të Arsenalit i cili po vuan nga kanceri në tru.
Takimi ndodhi në këndin privat të Emirates pas fitores ndaj Sunderlandit dhe Charlie bashkë me prindërit realizuan një shëtitje të shkurtër në fushën e Emirates ku Ozil ia dha djaloshit çmimin “Njeriu i ndeshjes” të cilin e fitoi gjermani me performancën e tij.
Klas në fushë, klas edhe jashtë fushe – ky është Mesut Ozil.



