Pas humbjes nga Joshua, ja çfarë bën tani Klitschko
Wladimir Klitschko mori një goditje të rëndë muajin e kaluar teksa u mposht nga britaniku Anthony Joshua në një ndeshje të jashtëzakonshme boksi ku në fund triumfoi 27-vjeçari.
Ai është fotografuar së bashku me vajzën e tij Kaya në Majemi duke kaluar momente të bukura bashkë.
Megjithëse ende nuk është përcaktuar asgjë zyrtare, një ndeshje tjetër e madhe mes Klitschko e Joshua është mëse e mundshme.







