Kim Jong-un – Lionel Messi, vjen premtimi i “çmendur” (FOTO)
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, iu ka premtuar futbollistëve në vendin se do t’i ndihmojë për t’u bërë futbollist edhe më të mirë se Lionel Messi.
Jong-un dëshiron që zhvillimin e futbollit ta vendos në prioritet kryesore në vendin e tij.
Koreja e Veriut zë vendin e 126-të në renditjen e FIFA-s, dhe deri më tani vetëm dy herë ka marrë pjesë në Kupat e Botës.
“Ne stërvitim të rinjtë që të bëhen të talentuar, madje t’ia kalojnë edhe Lionel Messi”, ka deklaruar ai.
“Tani, ne dëshirojmë ta dominojnë Azinë, dhe në të ardhmen e afërt, shpresoj ta dominojmë botën”, ka shtuar lideri Jong-un.




