Perisic do lë Interin, kjo pritet të jetë skuadra e re

Perisic do lë Interin, kjo pritet të jetë skuadra e re

Ivan Perisic me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do ta shohim në Premier League duke luajtur për Manchester United.

Jose Mourinho prej muajsh e ndjek nga afër futbollistin kroat, teksa tashmë mesa duket i ka dërguar dhe një ofertë Interit për ta lënë që të largohet.

Perisic shënoi golin e 11-të sezonal në Seria A teksa Interi mundi 5-2 Udinesen në javën e fundit. Drejtori sporti i Interit, Ausilio konfirmoi tratativat: “Manchester United nuk na ka bërë një ofertë zyrtare për Perisic, por interesi i tyre është bërë i ditur.

Duam të përforcojmë e përmirësojmë Interin, ndaj kjo është arsyeja pse nuk duam t’i lëshojmë yjet tanë.

E dimë se tashmë kemi shumë lojtarë të rëndësishëm në skuadrën tonë, si Perisic. Para se të vendosim ta shesim atë, ne duhet të mendojmë se cila është më e mira për Interin”.

Shpërndaje në: