Partizani nis merkaton per Evropën

Partizani nis merkaton per Evropën

Mbyllja e kampionatit duke u renditur në vend të dytë i jep të drejtën Partizanit të marrë pjesë në Ligën e Evropës në sezonin e ri. Fakti që sfidat evropiane nisin në fillim të korrikut, nuk i jep kohë të kuqve për pushime të gjata.

Drejtuesit nuk humbasin kohë, por kanë filluar që tani merkaton, që këtë herë do të udhëhiqet nga Lucciano Moggi. Ish-drejtuesi i Juventusit në rolin e këshilltari të presidentit Demi ka bërë gati listën e futbollistëve që do të largohen nga klubi i kuq, por ka në planet e tij edhe ata që do të afrohen.

Pritet që nga klubi kryeqytetas të largohen disa prej titullarëve të sezonit që sapo u mbyll, por edhe ndonjë që nuk ka bindur trajenrin Starova. Largimet e Torrasës dhe Boniface janë të sigurta, ndërsa shpresohet që Ekuban të huazohet edhe për një sezon tjetër nga Chievo.

Të kuqtë do të përforcohen me lojtarë të tjerë dhe më 12 qershor do të nisin fazën përgatitore, për të qenë të gatshëm për aventurën në Europa League.

Shpërndaje në: