Ky është tifozi fatlum që arriti të merrte topin që hodhi Totti (Foto)

Ky është tifozi fatlum që arriti të merrte topin që hodhi Totti (Foto)

Sfida me Genoan ishte e fundit e Francesco Tottit me fanellën e Romës. Kapiteni i Romës në shenjë respekti dhe falënderimi ndaj tifozëve hodhi një top në të cilin shkruajti: “do të më mungoni”.

Tifozi fatlum që arriti të kap këtë top në mesin e qindra tifozëve është 26-vjeçari, Thomas Lintozzi.

“Pas emocioneve të tilla, faleminderit Totti! Topi i fundit në Curva…”, ka thënë tifozi. Francesco Totti u largua pas 24 vitesh me Romën.

 

Shpërndaje në: