Partitë politike nuk paguajnë gjobat për shkeljet gjatë fushatës

Partitë politike nuk paguajnë gjobat për shkeljet gjatë fushatës

Partitë politike për shkelje gjatë procesit zgjedhor të 11 qershorit janë gjobitur me mbi 348 mijë euro, por asnjëra nuk e kanë paguar gjobën e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Më së shumti shkelje kanë bërë koalicioni PAN që është ndëshkuar me 158 mijë euro.

Pas tyre renditet koalicioni LDK-AKR me 71 mijë euro gjobë, shkruan Klan Kosova.

Pa bërë shkelje nuk e ka lënë as Lëvizja Vetëvendosje që është ndëshkuar me 62 mijë euro, e pas tyre renditet Lista Serbe me mbi 35 mijë euro, njofton Klan Kosova.

Të gjitha partitë politike kanë pasur afat ligjor 15 ditë, nga dita e kumtimit të vendimit për t’i paguar gjobat.

 

Shpërndaje në: