Liverpool shet Alberton te Lazio
Liverpool dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Alberto te kjo e fundit.
Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘Daily Mirror, e cila raporton se vlera e këtij transferimi kap shifrën e 6 milionë funteve.
Anësori ka qenë i huazuar në tre sezonet e fundit, ndërsa te ‘The reds’ ka zhvilluar vetëm nëntë paraqitje. /Periskopi.com



