Amir Rrahmani kalon te Dinamo Zagreb

Amir Rrahmani kalon te Dinamo Zagreb

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është transferuar te skuadra e njohur kroate, Dinamo Zagreb.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, e ku shihet duke me fanelën e skuadrës së tij të re.

“Nga sot jam futbollist i Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, ka shkruar 22-vjeçari.

Vlera e këtij transferimi kap shifrën e 1.6 milion eurove.

 amir rrahmani/Periskopi.com

Shpërndaje në: