May tregon se si është ndjerë kur ka humbur zgjedhjet

May tregon se si është ndjerë kur ka humbur zgjedhjet

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë sot në një intervistë të dhënë për radio BBC’në, se nuk ka mundur t’i mbajë lotët kur ka parë rezultatet e anketave në qendrat e votimit, gjatë zgjedhjeve që u zhvilluan në maj kur ajo nuk arriti të siguroi shumicën absolute në parlament.

May në zgjedhje kishte synuar që të siguronte një mandat më të fuqishëm të britanikëve në lidhje me bisedimet për “Brexit” me BE’në.

Ndër të tjera, Theresa May nuk u përgjigj në pyetjen se edhe sa do të qëndronte në pushtet pas humbjes së shumicës në Parlament./Periskopi/

Shpërndaje në: