Laburistët kanë qasje tjetër karshi Bashkimit Evropian…
“Laburistët pas daljes nga Brex-it do të negociojnë për ekonominë, vendeve të punës dhe mbi të gjitha standardi të jetës. Gjithashtu ata do të garantojnë njëanshmërisht të drejtat e qytetarëve të BE-së që jetojnë në Britani të Madhe, sepse është e drejtë dhe e duhur” Corbyn tha përpara takimeve që ka pasur me negociuesin e BE-së Brexit, Michel Barnier, siç u citua nga transmetuesi Sky News, transmeton Periskopi.
Udhëheqësi i laburistëve po ashtu shprehu gatishmërinë e partisë së tij për të “marrë përgjegjësitë për negociatat e Brex-it”.
Ai me fjalë të tjera u shpreh se program i tij politik ka vullnet të bashkëpunojë me vendet e tjera për të ndërtuar Evropën, e cila “promovon të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen mjedisore, lartëson kontributet komplementuese dhe pozitive të kombeve evropiane, ku tregtia është e drejtë dhe e qëndrueshme”.
Lideri i laburistëve nuk la pa e kritikuar edhe e qasjen e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson në lidhje me negociatat e Brex-it që tregon mungesën dhe respektin ndaj BE-së. Ai tha se gjuha e Johsnon-it është “gjuhë e arrogantit, dhe budallait”.
Negociatat e Brex-it midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian filluan zyrtarisht më 19 qershor dhe pritet të përfundojnë deri në fund të marsit 2019./Periskopi/



