Teuta Rugova me deklaratë të re, tenton të amortizojë sulmet që iu bënë
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Koalicionit LDK-AKR-Al, Teuta Rugova, thotë se nuk do të veprojë asnjëherë jashtë qëndrimit të partisë prej nga vie, LDK’së, transmeton Periskopi.
Kjo deklaratë e dytë nga Rugova erdhi pas sulmeve të vazhdueshme që iu bënë asaj, pas publikimit të lajmit se ajo do ta votojë kandidatin e PAN’it për kryeministër, Ramush Haradinajn.
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka shkruar Rugova në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, transmeton Periskopi.
Ndërkaq më parë, Teuta Rugova shkroi në Facebook se vizita e Haradinajt në rezidencën e tyre ishte miqësore. Ndërkaq, ky i fundit pas vizitës tha se mori përkrahjen e plotë nga familja Rugova për formimin e Qeverisë.
Ndërkaq, u raportua se në rezidencën e familjes Rugova sot u nënshkrua marrëveshja mes Haradinajt e Teuta Rugovës, ku kjo e fundit do ta votojë atë për kryeministër.



