Publikohet momenti kur nisi zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Tiranë

Publikohet momenti kur nisi zjarri në ndërtesën shumëkatëshe në Tiranë

Ky është momenti që tregon se si nisi zjarri në pallatin 12-katësh pranë QSUT pasditen martës në Tiranë që u përhap në pak minuta duke e djegur pothuajse tërësisht dhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Siç shihet në pamje flakët kanë nisur në katin e parë të pallatit, në një ambient marketi ku fillimisht ka marrë pjesa e fasadës për tu përhapur shpejt në gjithë lartësinë e më tej në brendësi të godinës.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Shpërndaje në: