Pamje nga super-aksioni i antidrogës në Mitrovicën Veriore (Video)
Aksioni në të cilin kanë marrë pjesë mbi 200 policë është shtrirë edhe në Veriun e Mitrovicës ku policia ka bastisur dy lokale.
Emisioni Drejtësia në Kosovë ka sjellur pamje ekskluzive të njërit nga aksionet më të mëdha antidrogë në vend.
Aksioni i zhvilluar dy javë më parë dhe i shtrirë në shtatë regjione të vendit dhe është ndjekur nga shtatë ekipe reporterësh të Drejtësia në Kosovë, raporton KALLXO.com.
Ky operacion ka rezultuar me 25 persona të arrestuar konfiskimin e 4 armëve të zjarrit 18 fishekëve 14.6 gramë marihuanë, 4 gramë heroinë, 15 thika, një shufër metali, një shufër gome, dy mullinj për bluarjen e marihuanës, dhe disa gjëra tjera ilegale.



