Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Kanë nisur hetimet për vdekjen e një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës në qytetin e Shtimes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se është iniciuar rasti “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Veseli më herët njoftoi se punëtori ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

“Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime,  një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës. Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”.

Ai ka treguar se njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit

“Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë patrullat policore dhe hetuesit e stacionit.  Gjithashtu janë njoftuar edhe hetuesit dhe krimteknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, prokurori i shtetit, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore”./Periskopi/

Shtime: Një 48-vjeçar humb jetën në vendin e punës

 

Shpërndaje në: