Skena kaotike pas ndeshjes: Përplasje me gjyqtarin, ylli i Real Madridit ndëshkohet me karton të kuq
Real Madridi u eliminua nga Liga e Kampionëve 2025/26, pasi u mposht 4-3 nga Bayern Munich në ndeshjen e dytë të çerekfinales dhe 6-4 në total.
Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, në fushë u krijua një situatë e tensionuar. Disa lojtarë të Real Madridit iu afruan gjyqtarit Slavko Vincic për të protestuar ndaj vendimeve të tij gjatë takimit, duke shkaktuar momente kaotike pranë tunelit.
Lojtarët e Real Madridit ishin të indinjuar për kartonin e kuq të Edouardo Camavingas.
Sipas raportimeve, gjyqtari tentoi të qetësonte situatën, por protestat vazhduan dhe u shoqëruan me fjalë të ashpra nga lojtarët madrilenë.
Në këtë moment, Vincic vendosi të ndëshkojë me karton të kuq Arda Gulerin, i cili kishte shënuar dy gola në ndeshje, për shkak të sjelljes ndaj gjyqtarit dhe fjalorit të përdorur, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi
Maçın ardından Arda Güler’in maçın hakemi Slavko Vincic’e tepkisi ve gördüğü kırmızı kart. pic.twitter.com/wqSkjeYk8m
— Siyah Çoraplılar (@siyahcoraplilar) April 15, 2026
Pas ndëshkimit, gjyqtari u shoqërua drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa pakënaqësia te lojtarët e Real Madridit vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit. /Periskopi/



