Miftaraj për anëtarët e KGJK-së: Zgjedhja e kryesuesit të ri shtyhet tash e dy javë, dyshoj që në koordinim me politikën
Ehat Miftaraj nga IKD, ka thënë se nuk po zgjidhet kryesuesi i Këshillit Gjyqësor sepse një anëtar sëmuret sot, një tjetër nesër.
Ai ka thënë se dyshon që kjo po bëhet ne koordinim me politikën, me qëllim që të shkojnë dy anëtarë të rinj që pastaj do mund ta zgjedhin kryesuesin.
“Anëtarë të Këshillit Gjyqësor në 10 ditët e fundit fatkeqësisht duke u sjell si fëmijë të lazdrun, një sëmuret sot e një nesër, do të thotë që dy javë janë duke i shtyrë takimet e Këshillit Gjyqësor me shpresë që me shku dy anëtarë të ri të cilët pastaj kanë me ndrru numrat për me zgjedh kryesuesin e ri”, ka thënë ai në “Pressing” të T7.



