Eksperti i gjykimit jep mendimin për kartonin e kuq të Camavinga
Analisti i gjykimit në Radio MARCA, Alfonso Pérez Burrull, ka kritikuar vendimin e Slavko Vinçiçit për të ndëshkuar Eduardo Camavingan me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të, për mbajtje të topit dhe vonesë loje.
Sipas Burrullit, vendimi ishte i tepruar dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e ndeshjes, pasi pastaj Real Madridi pësoi dy gola.
“Është absolutisht joproporcionale të përjashtosh një lojtar për një veprim të tillë. Ai e mban topin vetëm për tre sekonda dhe gjyqtari duhet të jetë shumë më i ekuilibruar”.
CAMAVINGA NO PUEDE HACER ESTO CON AMARILLA… IMPERDONABLE pic.twitter.com/oTtD2UZNjr
— Real Madrid Fans 🤍 (@MadridismoreaI) April 15, 2026
“Ai duke marrë parasysh çfarë është në lojë për ekipet dhe, mbi të gjitha, ndikimin që ka ky vendim në ndeshje. Kjo përkufizohet si abuzim me autoritetin e tij”, deklaroi Burrull në emisionin ‘Marcador’ të Radio MARCA-s, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Camavinga u përjashtua pasi kishte marrë më herët një karton të verdhë (të dytin në këtë ndeshje), duke e lënë Real Madridin me 10 lojtarë në minutat vendimtare të takimit./Periskopi/



