Mayweather pranon diçka ‘shokuese’ para meçit me Conor McGregor (Foto)
Boksieri i pamposhtur, Floyd Maywether ka pranuar se irlandezi Conor McGregor ka avantazh ndaj tij, në meçin e 26 gushtit.

“Ai është shumë më i ri. Kur më krahasoni mua me McGregor, ai është më i gjatë, godet më larg, është njeri më i madh se unë nga këmbët deri tek koka”, ka thënë amerikani, transmeton Periskopi.



“Unë jam në të dyzetat. Nuk jam i njëjti boksier që isha para dy viteve. Nuk jam i njëjti as me veten time para pesë viteve. Kam humbur një hap”, tha Mayweather.
Tani kanë mbetur pak më shumë se tre javë deri në ditën e meçit, që zhvillohet në Las Vegas, Nevada. /Periskopi



