‘Putin’ u fut në fushën ku luanin Real Madrid – Manchester United (Foto)
E gjitha bota e futbollit mbrëmë e kishte vëmendjen kah Shkupi, ku u zhvillua ndeshja e Superkupës së Evropës.
Aty u ndeshën fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe fituesi i Europa Ligës, Manchester United, transmeton Periskopi.

Por edhe një gjë tjetër që ka rrëmbyer mendjen e mediave ka qenë futja e një tifozi në fushë.
Tifozi kishte të shkruar numrin shtatë në shpinë, dhe nën numër kishte shkruar mbiemrin e Presidentit të Rusisi, Wladimir Putin.

Djaloshit nuk i shkoi larg qëndrimi në fushë sepse u kap nga forcat e sigurimit të fushës. /Periskopi



