Sonte na pret një ndeshje e madhe: Arsenal – Leicester City
Sonte edhe zyrtarisht fillon sezoni i ri i Premier Ligës Angleze.
Sonte nga ora 20:45 do të përballen Arsenal – Leicester City duke e hapur sezonin e ri të Premier Ligës Angleze.
Ndeshja e xhiros së parë do të zhvillohet në stadiumin e Arsenalit “Emirates Stadium”.
Sezoni i ri do të jetë me plot surpriza pasi shumë ekipe të cilat tentojnë të fitojnë titullin e Premier Ligës Angleze janë përforcuar por disa nga ekipet akoma janë në kërkim të super-lojtarëve.
Gjithashtu edhe pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve do të jenë interesante nga përplasjet mes ekipeve angleze.
Duke mos e përjashtuar edhe ‘luftën’ midis ekipeve që do të përpiqen të sigurojnë një vend për mbijetesë edhe në këtë rast do të jemi dëshmitarë të ndeshjeve futbollistike shumë interesante./Periskopi/



