Bonucci ka fjalë të mëdha për Milanin pas fitores së mbrëmshme

Bonucci ka fjalë të mëdha për Milanin pas fitores së mbrëmshme

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka thënë se rrugëtimi i Rossonerëve për majat e futbollit italian tashmë ka filluar.

Klubi nga Milani ka korrur fitoren e dytë në Serie A, duke mundur 2-1 ndaj Cagliarit.

“Kemi mbyllur një cikël të rëndësishëm të ndeshjeve. Rrugëtimi jonë ka filluar”.

“Këto ndeshje na kanë ndihmuar, na kanë treguar vlerën e shpirtit dhe sakrificës. Sonte ia kemi vështirësuar gjerat vetës, kemi bërë gabime”.

“Tani kemi pushimin, kur të kthehemi do të jetë një cikël i ri që po na pret dhe ne duhet të jemi gati. Duhet të vazhdojmë ditë pas dite duke u përmirësuar”.

“Ky rrugëtim duhet të na ndihmojë të bëjmë Milanin e madh prapë. Jemi vetëm në fillim. Jemi vetëm në fillim. Duhet të përmirësohemi dhe të bëhemi skuadër e bashkuar”.

“Nuk po shikojmë skuadrat tjera pasi Napoli dhe Juventusi janë pak para nesh, po shikojmë vetëm vetën, të bëhemi grip dhe të japim gjithçka në fushë”, ka thënë Bonucci.

 

Shpërndaje në: