Antonio Conte kthehet në Itali për pushime (Foto)
Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte gjendet në vendlindjen e tij Itali, në ditë e fundit të afatit kalimtar të verës.
Conte shfrytëzoi pushimin që e ka si rrjedhojë e ndeshjeve të kombëtareve në këtë vikend, transmeton Periskopi.


Kampionët e Premier Ligës janë duke tentuar të nënshkruajme me disa futbollistë gjatë ditëve të sotme.
Ata janë në garë për dyshen e Leicester Cityt, Danny Drinkwater dhe Riyad Mahrez si dhe mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley. /Periskopi



