Chelsea afër transferimit të yllit të Premier Ligës (Foto)
Sulmuesi i Leicester Cityt, Riyad mahrez është rrugës së tij për të nënshkruar me kampionin e Anglisë, Chelsea.
Algjeriani iu është dhënë leje nga kombëtarja e tij që të udhëtojë, për të kompletuar transferimin në Chelsea, transmeton Periskopi.


Mahrez është parë nga një tifoz në aeroportin e Paris Charles De Gaulle, dhe SunSport ka kuptuar se ai është nisur drejt Stamford Bridge për të kompletuar transferimin.
Transferi pritet t’i kushtojë Chelseat rreth 45 milionë funta. /Periskopi



