Babai i Mustafit tregon skuadrën ku do të luajë i biri i tij
Babai i Shkodran Mustafit do të mbetet te Arsenali dhe nuk do t’i bashkohet Interit – ka thënë babai i lojtarit.
Mbrojtësi shqiptar pritej të largohej nga Emirates Stadium pasi u la jashtë skuadrës së Arsene Wenger për ndeshjen ndal Liverpoolit, mirëpo duket se ai nuk do të lëvizë nga Topçinjtë.
“Unë jam agjenti i tij dhe jam në shtëpi duke u relaksuar. Asgjë nuk do të ndodhë sot”, ka thënë baba i Mustafit.
Nerazzurrët ishin destiancioni i përmendur, mirëpo edhe ata kanë njoftuar se nuk do të ndodhë transferimi.
Në ndërkohë, pritet që Interi të gjejë ndonjë mbrojtës tjetër, ose t’i shfrytëzojë futbollistët që i ka në dispozicion.



