Sergio Ramos befason me fjalët për Pique

Sergio Ramos befason me fjalët për Pique

Sergio Ramos filloi konferencën për shtyp, duke folur për mbrojtjen e Italisë dhe atë që ai pret nga Bernabeu.

“Ne flasim për një ekip të madh, të fortë dhe me përvojë në mbrojtje, por gjithashtu ne kemi lojtarë të rëndësishëm në skuadër. Ajo që ka rëndësi është se ne do të jemi në një stadium të madh si Bernabeu dhe tifozët do të jenë aleati ynë më i madh” , deklaroi Pique.

Rreth pyetjes që Pique do të luaj në Bernabeu me kombëtaren spanjolle, Sergio Ramos ishte i qartë: Pique ka qenë një lojtar shembull me ekipin kombëtar. Fjalët nuk e ndihmojnë askënd.

Sergio Ramos poashtu foli nëse kjo mund të jetë Kupa e Botës e fundit për të.
“Mendoj gjithmonë vetëm për të nesërmen, nuk mendoj se kjo është Kupa e Botës e fundit, përkundrazi, për sa kohë që jam i lumtur dhe i ngazëllyer për të luajtur futboll,  do të vazhdoj të mendoj për të luajtur”, përfundoi Pique.

Shpërndaje në: