Rita Ora më me stil se kurrë në New York (Foto)
Këngëtarja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare është kapur nga paparacët në New York dje.
Rita u paraqit me një veshje të stilit të viteve të 70’ta, gjatë daljes së saj nga hoteli ku po qëndron në qytetin e madh amerikan.
Kosovarja kishte kombinuar këtë veshje me çizme me ngjyrë të ngjashme dhe syze poashtu me nuanca të kafta.
Ajo ditë më parë u paraqit tejet seksi në rrjetet sociale, para se të paraqitej në “The Ellen Show”.





