Çfarë ka ndodhur me jetën e motrës së Leonora Jakupit?

Çfarë ka ndodhur me jetën e motrës së Leonora Jakupit?

Leonora Jakupi, është njëra ndër këngëtaret e cila ka mbajtur të mbyllur hermetikisht jetën e saj private, pikërisht edhe e tillë duhet të mbetet, shkruan Kosovarja.
Madje, as familjarët e saj këngëtarja nuk i ekspozoi shpesh në syrin medial, duke lënë hapësirë të përflitet vetëm profesionalisht.

Mirëpo, me apo padashje, ndonjëherë disa detaje nuk kanë mundësi t’i ikin mediave rozë të cilat brenda një kohe të shkurtër e shndërrojnë në lajm kryesor të ditës.

E kjo ka ngjarë me motrën e këngëtares, Blerta Jakupi, nënë e një vajze, të cilën tashmë po e rritë si beqare sëbashku me kujdesin e motrës e nënës, meqë i ka dhënë fund martesës së saj prej vitesh.

Janë shquar vazhdimisht për bukuri natyrale, e kjo si trashëgimi nga e ëma e saj gjë që po e përcjell edhe mbesën e Leonorës, si një vogëlushe tejet simpatike.

Blerta Jakupin, kemi rastin t’a shohim edhe përmes aktivitetit që shfaq parreshtur në rrjete sociale, teksa tregon natyralitetin dhe freskinë që gëzon me pamjen e saj, ngjajshmëri e jashtëzakonshme me motrën, këngëtaren e dashur.

Ndërsa, privatësia e saj, tashmë ka mbetur aty ku kishte përfunduar gjithçka sa i përket martesës, duke mos u thënë më as edhe një detaj i ri.

Kosovarja, për ju sjell imazhe të këndshme të mbesës së këngëtares dhe motrës së saj, bukuri e trashëguar gjeneratë pas gjenerate./Kosovarja/

 

Shpërndaje në: