Basha shpërthen ndaj deputetëve të PS: O kukulla pa integritet, për çfarë qeshni ju?
Kreu i opozitës Lulzim Basha teksa ka marrë fjalën pas kryeministrit Edi Rama, ka sulmuar deputetët e mazhorancës teksa i ka quajtur kukulla pa integrit.
Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministërdhe deputetët e tij që qeshinin nga zori, për cfarë qeshnit? Për ata që u vranë në lushnje para dy ditësh? apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë? O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi. Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet dhe i isolli në këtë sallë. E harruat Elvisin?/panorama/



