Çka përfiton Kosova nga Direktiva e Shërbimeve

Çka përfiton Kosova nga Direktiva e Shërbimeve

Kosova është duke kaluar në disa procese në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Njëra ndër më të rëndësishmet është implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ku ndoshta pjesa me sfiduese e kësaj marrveshjeje ka të bëj me implementimin e Direktivës së Shërbimeve të Bashkimit Evropian. Për të kuptuar më mirë funksionin e kësaj Direktive dhe situatën rreth implementimit të saj, Periskopi ka intervistuar Rexhep Bllacën që është Drejtor i Departmentit Ligjor në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Çka është Direktiva e Shërbimeve?

Direktiva e shërbimeve është një akt ligjor që është miratuar nga institucionet e Bashkimit Europian, respektivisht Parlamenti Europian dhe Këshillit i Bashkimit Evropian. Kjo rregullore ka për cak rregullimin e njërës nga 4 liritë themelore te BE-së, lirinë e levizjes së shërbimeve.

Qëllimi i kësaj Direktive është krijimii një tregu të shërbimeve që do të lehtësonte futjen e shërbimeve në Kosovë nga shtetet anëtare të BE-së, e poashtu do të lehtësonte edhe futjen e shërbimeve nga Kosovanëkëto shtete. Në këtë rast, një shtetas apo kompani nga vendet anëtare të BE-së, për shembull një Francez, do të ketë të drejtë të ushtroj veprimtari afariste në fushën e shërbimeve në Kosovë e poashtu një Kosovar apo kompani Kosovare do të ketë të drejtë ta bëj këtë në Francë apo në cilindo vend tjetër të Bashkimt Evropian. Duke liberalizuar tregun e shërbimeve, kjo direktivë do të ndikoj edhe në ngritjen e konkurencës në mes të ofruesve të shërbimeve që natyrisht do të rezultoj në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Pra në këtë rast do të përfitoj edhe Kosova por edhe Bashkimi Evropian?

Unë kisha me thënë që Kosova do të përfitoj pak më shumë. Pasi që, sipas asaj që dijmë, Kosova ka një numër të konsiderueshëm të kompanive në sektorin e Shërbimeve dhe, me implementimin e kësaj direktive, këto kompani do të kenë çasje në tregun 600 milionësh të Bashkimit Evropian. Kështu, përveç Kosovës, kompanitë tona do të kenë mundësi të ofrojnë shërbime edhe në vende të BE-së dhe kjo do të ngritë jo vetëm te hyrat por edhe cilësinë e shërbimeve të tyre.

Kur pritet të filloj implementimi i plotë i Direktivës së Shërbimeve?

Implementimi i Direktivës është një ndër obligimet kryesore që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) ndërsa afati maksimal për MSA-n është 10 vite. Unë jam i bindur se brenda këtij afati ne si Kosovë do ti kryejmë të gjitha obligimet në këtë drejtim. Nga ana tjetër, poashtu sipas MSA-së, 5 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë një takim konsultativ më zyrtarët e Komisionit Evropian për të shikuar se ku jemi në arritjen e marrëveshjes dhe cilat janë hapat e mbetur që nevojiten të përmbushën në kontekstin e implemementimit të Direktivës së Shërbimeve. Bazuar në konkluzionet e këtij takimi, implementimi i Direktivës ka gjasë të filloj edhe më herët se 10 vjet.

Si do të ndikoj implementimi i Direktivës në ekonomi në përgjithësi dhe në tërheqjen e investimeve të huaja në veçanti?

Nëse e analizoni nga ky këndvështrim, do të shihnise 70% e punësimit në vendet e BE-së buron nga sektori i shërbimeve. Fakti që shërbimet janë shumë të rëndesishme për zhvillimin ekonomik të një venditregon edhe informata se direktiva e shërbimeve mbulon 45% në kuader të GDP-së së BE-së. Qëllimi kryesor i Direktivës është që të eliminoj të gjitha pengesat burokratike dhe administrative të cilat pengojnë themelimin dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, dhe të jeni të sigurt se evitimi dhe reduktimi në maksimum i kërkesave për të mundësuar ofrimin e një shërbimi në Kosovë do ta permirësoj dukshëm ambientin e biznesit dhe do ta bëj Kosovën vend me atraktiv per investime te huaja, në veçanti nga për investimet nga BE. Por, kjo direktivë do të rrit konkurencën edhe brenda Kosovës dhe do të thjeshtësoj dhe evitoj në maksimum pengesat në fushën e ofrimit të shërbimeve.

Si do te ndikoj implementimi i Direktivës në jetën e përditshme të qytetarëve?

Fillimisht, siç përmenda edhe më herët, me ngritjen e konkurencës kjo Direktivë do të siguroj shërbime më cilësore për qytetarët. Duke rritur konkurencës në treg, Direktiva do të mundësoj që qytetarët të kenë më shumë zgjedhje, dhe rrjedhimisht kjo do të ndikoj edhe në rritjen e vendeve të punës pasi që kompanitë Kosovare që operojnë në fushën e Shërbimeve do të kenë mundësi eksportimi në BE, prandaj me kohë do të ju duhet që të ngrisin numrin e punëtorëve.

Kapitulli 4 I ligjit për sherbime neni 16, 17 dhe 18 ekskluzivisht janë nene të dedikuara për të drejtat e perfituesve të sherbimeve. Në këto nene, ndër të tjera, parashihet qëofruesit e shërbimeve të ofrojnë, fizikisht ose nëueb faqet e tyre,informata të pergjithshme për qytetarët.Këto informata përfshijnëemrine ofruesit të shërbimit, numrin e regjistrimit të biznesit, kërkesat e përgjithshme për një shërbim si dhe llojin e shërbimit kushtet kontraktuale për ofrimin e këtij sherbimi, çmimin si dhe në rast kontesti mjetin juridik për përfituesin e sherbimit. Pra, këshillen juridike ashtu që nëse përfituesi është i pakënaqur me shërbimin, ose mendon se ju ka bërë e padrejtë, të ketë të qartë proceduren dhe adresën për ankesë. Kjo nuk ështënëdiskrecion të ofruesit të shërbimeve por është obligim ligjor që rrjedh nga ligji per sherbime.

Gjithashtu në nenin 18 të ligjit për shërbime ne kemiparaparë edhe sigurimin e përgjegjësisë përsonale për ofruesit e sherbimeve në rast se përfituesii sherbimeve rrezikohet për dëmtimin e shëndetit apo jetës së tij. Në këtë rast, ofruesi i shërbimeve është i obliguar të ketësigurimin profesional në mënyre që në rast dëmtimit, qytetari të mund të kompenzohet nga sigurimi profesional i ofruesit të shërbimeve për dëmin e shkaktuar.

Cilat fusha të shërbimeve do mbuloj Direktiva e Shërbimeve?

Direktiva mbulon një gamë të gjërë të shërbimeve të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me jetën e qytetarëve, si për shembull: Shërbimet e Avokaturës, Arkitekturës, Inxhinjerisë, Turizmit, Shërbimet Bujqësore e Veterinare, Kontabiliteti, Auditimi, ndërmjetësimët e ndryshme dhe shumë zeje si: Këpucëpunuesit, Lëkurpunuesit, Farkëtarët, Rrobaqepësit, Orëpunuesit po ashtu edhe shërbimet e arsimit privat siç janë qendrat për aftësim profesional dhe shumë shërbime të tjera.

Ne, duke ju falenderuar edhe projektit të BE-së qe na ka asistuar për 2 vite,i kemiidentifikuar gjithsej 398 shërbime të cilat mbulohen nga Direktiva. Mirëpo, është me rëndësi të ceket se kjo listë nuk është përfundimtare, gjithmonë mund të shtohen edhe shërbime të tjera.  Për shembull në Kosovë për momentin kemi shërbime në kuadër të turizmit të cilat nuk janë të rregulluar, si për shembull ciceronët, që besojmë se do të rregullohen me ligjin e ardhshëm për turizmin dhe do të mbulohen nga Direktiva e Shërbimeve.

Cilat hapa janë implementuar dhe çfare ka mbetur të bëhet për t’u zbatuar Direktiva e Shërbimeve?

Siç e përmenda më herët, në kuadër të MSA kemi si obiligm ligjor edhe rregullimin e fushës së shërbimeve duke transpozuar Direktiven. Që nga momenti kur MSA ka hyrë në fuqi, ne si Department Ligjor, si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë,duke falenderuar edhe projektin e Bashkimit Evropian, kemi ndërmarr masa në drejtim tëzbatimit të Direktives së Shërbimeve

Hapi parë ka qenë nxjerrja ose miratimi i kornizës ligjore për transpozimin e direktivës së shërbimeve me qëllim rregullimin e fushës së shërbimeve, pasi që për çdo hap që do të merret në këtë drejtim duhet të ketë një bazë ligjore.

Mirëpo përveç aspektit legjistativ, në përgatitje të akteve ligjore dhe nenligjore, ne si department ligjor gjithashtu në bashkëpunim me të gjitha Ministritë dhe Agjensionet tjera, kemi bërë shqyrtime dhe analiza legjistlative të legjistlacionit sektorial në Kosove qe është e ndërlidhur me shërbime. Kjo është bërë me qëllim të identifikimit të legjislacionit për shërbime në Kosovë dhe të analizimit se sa ky legjislacion është në harmoni me Direktivën e Shërbimeve. Kjo ishte një punë masive dhe në këtë aspekt ne jemi vendi i parë që kemi prezantu shqyrtimin e plotë të legjislacionit ku kemi shqyrtuar 131 akte nën ligjore dhe prej tyre kanë rezultuar 54 akte që duhet të amandamentohen dhe plotësohen për tu harmonizuar me direktivën e shërbimeve. Domethënë, prej 131 akteve, 54 akte nuk janë në përputhje dhe duhet ti harmonizojmë në 5 vitet e ardhshme. Mirëpo nëse shihet në përgjithësi, mund të konkludojmë se Kosova në përgjithësi ka një sistem ligjor jo fort larg Direktivës së Shërbimeve.

Një temë e quajtur Pika e vetme e kontaktit, ndërlidhet rregullisht kur flitet për Direktiven e Shërbimeve. A mund të na shpjegoni se çka është dhe çfar funksioni pritet të ketë Pika e Vetme e Kontaktit?

Neni 14 i ligjit për shërbime që rrjedh nga Direktiva, parasheh themelimin e pikës së vetme të kontaktit si portal elektronik që do të ju lehtesoj ofruesve dhe perfituesve të shërbimeve çasje në shërbime dhe informata të përgjithshme. Sa i përket realizimit, ne planifikojmë që ta implementojmë në tri faza:Faza e parë përfshin vendosjen e të gjitha ligjeve, akteve ligjore, shërbimeve si dhe procedurave për çasje në shërbime në këtë portal elektronik. Kjo besojmë që do të ju lehtësoj punën dukshëm jo vetëm ofruesve por edhe qytetarëve të cilët përfitojnë nga këto shërbime. Faza e dytë, do të jetë pak më e avancuar, ku përveç informatave që i përmendëm më lartë do të vendosen edhe formularët për marrjen e shërbimeve nga institucionet. Ndërsa faza e tretë, të cilen unë e quaj mrekulli, do të jetë kur të gjitha palët do të kenë mundësi ti marrin online të gjitha shërbimet nga institucionet. Në viziten tonë në Lituani, që është realizuar me ndihmën e projektit të Bashkimit Evropian, ne kemi pa edhe se si funksionon ky sistem në praktikë, ku faktikisht gjatë marrjes së shërbimit nuk ka kurfarrë kontakti fizik në mes të zyrtarit në institucion dhe pranuesit të shërbimit. Kërkuesi i shërbimit e bën kërkesen online, dhe skanon dhe i dërgon në formë elektronike të gjitha dokumentet që nevojiten. Pika e vetme e kontaktit pranon kërkesen dhe dokumentet dhe i dërgon tutje te organi kompetent, më pastaj nëse të gjitha dokumentet janë në rregull pika e vetme e kontaktit ja dërgon lejen apo liçencen në mënyrë të nënshkruar elektronike palës e cila ka bërë kërkesen. Unë besoj se, përveç lehtësimit të marrjes së shërbimeve, kjo do të ndikoj dukshëm edhe në uljen e mundësisë për fenomene negative si korrupsioni dhe të tjera.

Në çfar faze është tani puna lidhur me Direktiven dhe cilat punë kanë mbetur ende për tu kryer?

Duke ju falenderuar edhe projektit të asistencës teknike të financuar nga Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministritë e tjera, ne deri me tani kemi arritur që ta nxjerrim ligjin që ka hyrë në fuqi në Prill të vitit 2017. Poashtu kemi arritur që të nxjerrim dy udhëzime administrative, një për mënyren e funksionimit të pikës së vetme të kontaktit dhe të dytën që ka të bëjë me proceduren e njoftimit për vlerësimin e përputhshmërisë së projekteve dhe akteve normative me direktivën e shërbimeve. Poashtu, një punë e madhe është bërë në përgatitjen e planit të veprimit 5 vjeçar për zbatimin e Direktivës së Shërbimeve ku i kemi identifikuar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore që duhet të ndryshohen dhe amandamentohen brenda 5 viteve dhe të jenë në përputhje me Direktivën. Pasi që koncepti i Direktivës së Shërbimeve është diçka e re për Kosovën ne, në bashkëpunim me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, kemi organizuar shumë trajnime, punëtori, takime të përbashkëta me zyrtarë nga Ministritë dhe institucionet e tjera me qëllim të ngritjes së vetdijës për zbatimin e Direktivës.

Cilat i vlerësoni si aktivitetet më sfiduese deri më tani?

Besoj se aktivitetet me sfiduese kanë qenë ato që ndërlidhen me karakterin ndërkufitar të implementimit të Direktivës. Ne jemi shumë të vetdijshëm dhe të familjarizuar me aspektet që ndërlidhen me tregun tonë të brendshëm, në formën qëështë tani. Por gjatë rrugëtimit tonë për në Bashkimin Evropian, tregu jonë do të hapet edhe më tutje për kompanitë dhe individët nga vendet tjera të Bashkimit Evropian dhe kjo nuk do të jetë vetëm konkurence e shtuar për bizneset vendore, por do të jetë edhe sfidë menaxhese për institucionet. Për shembull, Direktiva parashesh disa koncepte si e drejta e themelimit, ndërsa në sistemint tonë Juridik deri me tani kemi patur vetëm regjistrimin e biznesit, kështu që në duhet të adapatohemi me këtë dhe koncepte të tjera të reja. Por ndoshta me sfiduese ka qenëskanimi dhe identifikimi i të gjitha ligjeve, akteve ligjore dhe neneve të cilat janë të ndërlidhura dhe analizimi nëse këto janë në përputhshmëri me Direktivën. Sipas zyrtarëve të BE-së, Kosova është vendi i parë që e implementon këtë proces të shqyrtimit të legjislacionit sektorial. Në kuadër të këtij procesi ne kemi shqytuar 131 ligje dhe akte ligjore që përfshijnë me mijëra faqe përmbajtje ligjore.

Cilat çështje pritet që të ju sfidojnë më së shumti në të ardhmen?

Mendoj se puna më sfiduese ka me qenë funksionalizimi i pikës së vetme të kontaktit, ku për këtë punë do të nevojiten burime të konsiderushme njerëzore dhe financiare, por mbi të gjitha do të nevojitet një përkrahje politike dhe ndërveprim me E-Qeverisjen, softverin e nënshkrimit elektronik, sigurimin e të dhënave dhe të tjera. Por, besoj që pavarësisht këtyre sfidave, në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimit të Informimit që është në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike, në do të arrijmë të themelojmë dhe funksionalizojmë Pikën e Vetme të Kontaktit. Gjithashtu sfiduese do të jetë amandamentimi dhe ndryshimi i ligjeve që nuk janë në përputhje me Direktivën në një afat 5 vjeçar. Më pastaj këto do të duhet të kalojnë në nivelet menaxhuese në ministri, në kuvend dhe në fund do të duhet të nënshkruhen nga Presidenti. ˙

Sa do të këni mundësi ju si department dhe si MTI të ndikoni në përshpejtimin e këtij procesi?

Ne tanimë kemi krijuar një sistem të shëndoshë të miratimit të procesit të zbatimit të direktivës, me këtë ne kemi mundësuar krijimin e një sistemi të notifikimit për të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore të cilat duhet të miratohen në të ardhmen. Para miratimit, të gjitha do të duhet të vijnë në departmentin ligjor të MTI-së ku ne do ti shqyrtojmë nëse janë në përputhje me Direktivën e Shërbimeve dhe të ofrojme opinonin tonë ligjor. Në këtë mënyre do të evitohet miratimi i të gjitha ligjeve apo akteve nënligjore të cilat mund të jenë në kundërshtim me Direktivën. Ne kemi për synim qëbrenda 5 viteve nga nënshkrimi, i tërëlegjislacioni Kosovar të jetë në përputhshmëri me legjislacionin Evropian, ku kjo do të jetë edhe një arritje e madhe e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë të organizojmë trajnime, punëtori dhe takime ashtu që në vazhdimësi të siguroheim se i tërë procesi do të shkoj në mënyrë të duhur. Por gjithashtu do të jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me sektorin privat, pasi që do të jetë mu sektori privat ai që do të ndikohet më së shumti nga implementimi i Direktivës.  Nga ana konkrete deri me tani te notifikimi kemi pranuar 5 ligje, një udhëzim administativ dhe 6 akte ligjore për shqyrtime, dhe kemi dhënë opinion ligjor pozitiv për këto akte. Pra d.m.th procesii notifikimit vetëm se ka nise të jap rezultate.

Kur e pritnifillimin e plotë të implementimit të Direktivës dhe cilët janë faktorët që ju bëjnë të keni këtë parashikim kohor?

Implementimit i Direktivës është pjesë e MSA-së dhe e harmonizimit me ligjet apo Acquit e BE-së. Ky është qëllim i vazhdueshëm i Kosovës dhe unë jam i bindur që brenda afatit 5 vjeçar nga nënshkrimi i MSA-së ne do të kemi rezultate shumë të mira dhe të prekshme në këtë drejtim. Por sigurisht që brenda periudhës 10 vjeçar që ëshët afati maksimal për implementimin e MSA-së ne do jemi duke zbatuar në plotni Direktivën e Shërbimeve.

 

Shpërndaje në: