Trajneri i Kosovës: E merituam fitoren, mburrem me këta futbollistë (Video)

Trajneri i Kosovës: E merituam fitoren, mburrem me këta futbollistë (Video)

Rafet Prekazi është i lumtur me fitoren që Kosova U-21 e arriti ndaj Azerbajxhanit

Kosova fitoi me rezultat 2:0 ndaj Azerbajxhanit me golat të shënuar nga Florent Hasani 54′ dhe Besfort Kolgeci 61′, shkruan Periskopi.

I kënaqur me fitoren është edhe selektori, Rafet Prekazi.

“Çdo trajner dëshiron fitore, të gjithë kanë menduar që Kosova nuk do të arrijë të marrë pikë në këto kualifikuese. Në futboll letra dhe lapsi nuk luajnë rolë pasi vendos fusha,” ka thënë Prekazi.

“Kemi humb ndeshjet kur nuk kemi ditur ta dënojmë kundërshtarin, unë mburrem me këta djem dhe është kënaqsi që të jem trajneri i tyre,”.

Kosova pas kësaj fitore grumbullon 10 pikë dhe është në pozitën e tretë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan ndaj Gjermanisë më 27 mars në Mitrovicë. /Periskopi/


Shpërndaje në: