Zbulohet projekti i ri i Luana Vjollcës, ja për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

Zbulohet projekti i ri i Luana Vjollcës, ja për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

Tre ditë më parë moderatorja e njohur Luana Vjollca postoi në rrjetin social një fotografi, ku bënte të ditur se shumë shpejt do të rikthehej me projekte të reja.

Fillimisht u aludua se ajo do të niste një emision të ri, por mesa duket nuk është aspak ashtu. “Ju mungova? Shihemi shpejt me projekte te reja. Shijoni fundjavën”, shkruan Luana krah fotos.

Por pasi të gjithë u bënë kuriozë, sot producenti i Luanës, Bini Diez ka bërë të ditur se ajo do të rikthehet me një këngë të re.

Dyshja shihen në studio duke punuar ndërsa Bini Diez shkruan: “Po vjen e reja”. Ndërkohë kujtojmë që kënga e fundit nga Luana është “Benzina” e publikuar vitin e kaluar.

Shpërndaje në: