Aksidentohet për vdekje 12-vjeçarja, arrestohet drejtuesja e automjetit

Aksidentohet për vdekje 12-vjeçarja, arrestohet drejtuesja e automjetit

Një 12-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën në aksin Kavajë-Rrogozhinë, si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Mësohet se e mitura është përplasur nga një makinë duke gjetur për pasojë vdekjen në spital.

Ndërkaq është ndaluar për veprime të mëtejshme hetimore drejtuesja e mjetit.

Njoftimi i plotë

Informacion Paraprak

Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesia e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Shpërndaje në: