Shoqata ‘Amur’ nga Rahoveci zhvillon garat në peshim ‘Krapiada 2018’ (Foto)
Shoqata ‘Amur’ nga Rahoveci po zhvillon garat në peshim ‘Krapiada 2018′ në Lukinë.
Duke u bazuar në një standard botëror të peshkimit të Krapit, pjesëmarrës janë të gjithë anëtarët e shoqatës ‘Amur’ , të cilët kanë pajisje adekuate për Krap.
Ekipet përbëhen nga dy anëtarë të cilët kanë të drejtë t’i kenë dy shkopinj në ujë.
Kësaj radhe, karakteristikë është që pjesëmarresit e garave janë edhe të rinjtë e shoqatës ‘Amur’ nga Rahoveci: Vigan Mushla, Korab Daka dhe Elvin Kleçka./Periskopi/




