Liverpool synon përmbysjen ndaj kampionëve të Europës në ‘Anfield’, formacionet e mundshme

Liverpool synon përmbysjen ndaj kampionëve të Europës në ‘Anfield’, formacionet e mundshme

Sonte rikthehet magjia e UEFA Champions League, me dy përballje vendimtare që do të përcaktojnë skuadrat gjysmëfinaliste të këtij edicioni.

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha në çerekfinalet e kompeticionit më prestigjioz për klube, ku gjithçka mbetet e hapur pas ndeshjeve të para.

Liverpool pret në “Anfield” kampionët në fuqi Paris Saint-Germain.

Francezët kanë fituar 2-0 në ndeshjen e parë dhe janë favoritë për kualifikim, por historia e netëve magjike në ‘Anfield’ mban gjallë shpresat e anglezëve për një rikthim të madh.

Ashtu si përballja tjetër, edhe kjo ndeshje luhet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet e mundshme:

Liverpool: Mamardashvili; Szoboszlai, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Wirtz, Ngumoha; Ekitike

Paris Saint-Germain: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Shpërndaje në: