PDK e LDK nuk e përkrahin Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

PDK e LDK nuk e përkrahin Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, për të shqyrtuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Gjatë mbledhjes u krijua edhe një grup punues.

Anëtarë të këtij Komisioni janë:

Rozeta Hajdari, Driton Hyseni, Ejup Ahmeti, Janin Ymeri dhe Duda Balje.

Derisa deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka gjetur shkelje në këtë Projektligj.

“Pak më herët dëgjova për rolin e ministrisë si rregullator. Në këtë rast, më lejoni t’i kthehem nenit 6. Nga ajo që shoh në nenin 6, ju keni centralizuar çështjen e planifikimit në të gjithë sektorin, gjë që për mua nënkupton hapje të konfliktit të interesit në eksport, import, remont dhe mirëmbajtje. Nëse një rregullatori i jepen kaq shumë përgjegjësi dhe ai vetë planifikon bilancin e energjisë dhe i dikton KEDS-it sa të eksportojë, atëherë kjo përbën konflikt interesi. Po ashtu, përfshirja në mirëmbajtje e thellon këtë problem. Këtë pikë e keni ndryshuar në mënyrë arbitrare dhe, në kuptimin ekonomik, është e njëjtë me kostin që bartin ndërmarrjet e tjera publike. Ju duhet ta riktheni këtë në raport konsultativ”, deklaroi Shala.

Po ashtu përkrahje këtij Projektligji nuk i dha as deputetja e LDK-së Janina Ymeri.

“Përveç faktit që ky ligj i jep kaq shumë kompetenca shtesë ministrisë, kjo nënkupton se ju mund të ndikoni edhe në çmime, si dhe te furnizuesi publik. Në këtë rast, shtrohet pyetja: çfarë roli mbetet për ZRRE-në? Po ashtu, një çështje tjetër me rëndësi është se, në këto rrethana, nuk mund të konsiderohet që ZRRE-ja është e pavarur. Gjithashtu, nëse ndërmarrja e energjisë ka investuar në një parcelë, atëherë sipas nenit 1 dhe neneve përkatëse, të drejtat mbi atë pronë duhet t’i takojnë ndërmarrjes së energjisë”, deklaroi ajo.

Shpërndaje në: