Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për hapjen e Hormuzit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se ka zhvilluar biseda me presidentin iranian Masoud Pezeshkian dhe presidentin e Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, duke bërë thirrje për rifillimin e negociatave dhe shmangien e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.
Në një postim në platformën X, Macron theksoi se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet pa kushte sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut diplomatik, duke deklaruar se në rrethanat aktuale, negociatat duhet të rifillojnë shpejt me mbështetjen e palëve kryesore të përfshira.



