Salah konsideron largimin nga Egjipti, zemërohet me liderin çeçen

Salah konsideron largimin nga Egjipti, zemërohet me liderin çeçen

Ylli i Liverpoolit është i mërzitur pasi është përdorur si ‘fuqi politike’ nga Federata e Futbollit të Egjiptit dhe ai mund të largohet nga kombëtarja e futbollit.

Kështu pra, kupa botërore për Mohamed Salah ka mbaruar para se të fillojë – por çfarë flitet rreth karrierës së tij në përfaqësuesen e Egjipitit?

Derisa Egjipit u dorëzuar në Rusia 2018, dyshime të mëdha janë përhapur në lidhje me të ardhmen e yllit të tyre.

Forma jo e mirë e përfaqësueses dhe përdorimi i imazhit të Salah për fitimin e poenave politikë nga oponentë politikë ka krijuar kaos në rrethin e kombëtares egjiptiane, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

Edhe psë lëndimi i tij në finalen e Ligës së Kampionëve dukej shumë serioz, megjithatë Salah në dy ndeshjet e fundit të kombëtares së Egjiptit u paraqit nga minuta e parë dhe i ndihmoi ekipit të tij në dy gola sa ka shënuar gjithsej kombëtarja e Lindjes së Mesme.

Por Salah është ndarë i zemëruar nga ngjarjet në kampin e diskutueshëm të Kupës së Botës në Grozny të Çeçenisë dhe do të shqyrtojë mundësinë për të dalë nga kombëtarja e tij.

Imazhi i tij nuk është përodrur vetëm nga lideri çeçen, Federata e Egjiptit është duke shqyrtuar mundësitë që imazhi i Salah të përdoret nga një kompani e telekomunikacionit WE.

Fotografia e tij me liderin e Çeçenisë Rmzan Kadyrov javën e kaluar, si dhe marrja e një medalje nderi nga kontraversët çeçenë ka shkaktuar pakënaqësi në kampin ndërkombëtar./Periskopi/

Mohamed Salah Egypt Saudi Arabia World Cup 2018 250618

Shpërndaje në: