Rusia e jashtëzakonshme – I vetmi vend që i çon Messin dhe Ronaldon nëntokë (Foto)
Më shumë se 14 milionë udhëtarë i kanë shikuar ndeshjet e Kupës së Botës në ekranet e instaluara në trenët e metrove të Moskës, sipas autoriteteve lokale.
8 mijë e 720 ekrane janë instaluar në 1896 vagona të sistemit të metrosë, dhe i kanë shfaqur ndeshjet e gjithë turneut – duke iu dhënë udhëtarëve shansën që të mos humbin asgjë nga zhvillimet në Botëror, shkruan Periskopi.
“Jemi të parët në botë që kemi shfaqur ndeshje të Kupës së Botës në vagona të trenit nëntokësor, dhe fansat e futbollit mund të mbështesin ekipet e tyre edhe derisa po udhëtojnë drejt destinacioneve,” tha Maksim Liksutov, kreu i Moskës.
Disa prej vagonëve madje janë dekoruar me dizajnin special të Kupës së Botës, me një interior që shfaqë momentet më të mira të turneve të kaluara. /Periskopi




